Meliza Haradinaj: Me veprimet e fundit në veri të vendit, Serbia e ka rrezikuar sigurinë shtetërore të Kosovës

Haradinaj-Stublla: Deklaratat e Lajçakut për ndryshimin e Kushtetutes të Kosovës janë diskutime paranojake

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se deklaratat e Lajçakut për ndryshim kushtetute të Kosovës për të akomoduar një Republikë Srpska janë diskutime paranojake. Haradinaj-Stublla ka shkruar se Serbia duhet të kërkojë falje për gjenocidin e shkaktuar, të respektojë 33 marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me objektivin e qartë për njohje reciproke. “Kërcënimet dhe diskutimet deluzionale që kanë për qëllim ndryshimin e kushtetutës për të akomoduar të ashtuquajturën “Republika e Dodikut” brenda Kosovës- në realitet për të sjellur sërish idenë e shkëmbimit të territorit dhe kufijëve etnikë si diçka më pak se të rrezikshme në këtë krahasim. Lajm i mirë të dyja do të dështojnë sërish”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …