Brickos

RKL: Mos-votimi i projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, është pajtim me apo pa dashje me qëndrimin e Serbisë

PDK thotë se LV po sillet po sillen në mënyrë të papërgjegjshme karshi projektligji Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës

Për të shtatën herë më radhë Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka arritur të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Në seancën e djeshme, ky projektligj mori vetëm 36 vota “për”, por që për mungesë të vendimmarrjes sërish është proceduar për seancën e ardhshme. Sponsorizuesi i këtij ligji, Partia Demokratike e Kosovës, mos marrjen pjesë në votim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po e sheh si veprim të papërgjegjshëm, e nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se ky ligj është i dobët për një vlerë kaq të madhe Iniciuesi i këtij projektligji, deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, thotë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së po sillen në mënyrë të papërgjegjshme karshi këtij projektligji. Ai për KosovaPress thotë se është e çuditshme se si deputetët nuk marrin guxim që të votojnë këtë projektligj, madje as të votojnë kundër.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …