PDK në Prizren, vlerëson se qeverisja aktuale nga Haskuka është larg përfaqësimit të interesave të qytetarëve

PDK në Prizren, vlerëson se qeverisja aktuale nga Haskuka është larg përfaqësimit të interesave të qytetarëve

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, ka thënë se qeverisja aktuale nga Mytaher Haskuka është larg përfaqësimit të interesave të qytetarëve. Sipas kësaj partie, mandati i kësaj qeverisje është karakterizuar me drejtorë të akuzuar. Dega e PDK-së në këtë qytet ka bërë me dije se vazhdimisht ka ngritur shqetësime, për modelin e qeverisjes lokale në Prizren. Sipas PDK-së në Prizren, në gjysmën e parë të mandatit, gjysma e drejtorëve ishin të akuzuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …