Ardian Remzi Hoxha: Kryerësit e këtij krimi ishin 9 persona të SHIK-ut të asaj kohe, nën urdhrat e Sali Berishës

Ardian Remzi Hoxha: Kryerësit e këtij krimi ishin 9 persona të SHIK-ut të asaj kohe, nën urdhrat e Sali Berishës

Sot në  25 vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes së  Remzi Hoxhës, në orën 13.0o u mbajt një  Konferencë për Media,  Djali i Remzi Hoxhës, veprimtar i  mirënjohur  çështjes kombëtare, Ardian Hoxha,  ka bërë të ditur se as 25 vite vuajtjesh, maltretimesh dhe torturave psikike e emocionale, familja Hoxha ka vendosur t’i jap fund kërkimit të pafund të eshtrave të tij dhe të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës tonë.  Kemi një çerek shekulli që e kemi të zhdukur babanë tonë, burrin e vëllain dhe kemi ardhur në një pikë që kemi humbur besimin në institucionet e drejtësisë, në klasën politike në Shqipëri dhe kemi ardhur në një pikë ku duhet t’i premë gjërat sado që është e dhimbshme për neve”, tha Hoxha. Janë përpjekur që të na qojnë në kahe të ndryshme për zhdukjen e tij, por e vërteta është vetëm një dhe pas 17 viteve përpjekjesh, angazhim, maltretime psikike e emocionale, përfundimisht u deshtë 17 vite që gjykata e krimeve të rënda në Shqipëri të vërtetojë që kryerësit e këtij krimi ishin 9 persona të SHIK-ut të asaj kohe nën urdhrat e Sali Berishës. Personat e implikuar janë të cekur me emër e mbiemër në aktvendimin e Gjykatës”, ka saktësuar  Ardian Remzi Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …