Sot në 25 vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhës, në orën 13.0o u mbajt një Konferencë për Media, Djali i Remzi Hoxhës, veprimtar i mirënjohur çështjes kombëtare, Ardian Hoxha, ka bërë të ditur se as 25 vite vuajtjesh, maltretimesh dhe torturave psikike e emocionale, familja Hoxha ka vendosur t’i jap fund kërkimit të pafund të eshtrave të tij dhe të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës tonë. Kemi një çerek shekulli që e kemi të zhdukur babanë tonë, burrin e vëllain dhe kemi ardhur në një pikë që kemi humbur besimin në institucionet e drejtësisë, në klasën politike në Shqipëri dhe kemi ardhur në një pikë ku duhet t’i premë gjërat sado që është e dhimbshme për neve”, tha Hoxha. Janë përpjekur që të na qojnë në kahe të ndryshme për zhdukjen e tij, por e vërteta është vetëm një dhe pas 17 viteve përpjekjesh, angazhim, maltretime psikike e emocionale, përfundimisht u deshtë 17 vite që gjykata e krimeve të rënda në Shqipëri të vërtetojë që kryerësit e këtij krimi ishin 9 persona të SHIK-ut të asaj kohe nën urdhrat e Sali Berishës. Personat e implikuar janë të cekur me emër e mbiemër në aktvendimin e Gjykatës”, ka saktësuar Ardian Remzi Hoxha.
