leoni

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Mustafa kritikon BE-në: Dialogu shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se me sjelljet e Sebisë, në njërën anë dhe të BE-së, në anën tjetër, dialogu po e humb kuptimin. Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se dialogu shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë dhe pr t’i vënë në harresë krimet e saj. “Kosova është treguar konstruktive karshi dialogut dhe angazhimit të BE-së dhe SHBA-së për këtë proces. Edhe kryeministri Hoti po tregon përkushtim shumë konstruktiv. Por ky përkushtim i yni, kam përshtypje se nuk po vlerësohet nga BE. Bile ka tendenca të hapen disa tema që janë të njëjtat me ato që janë diskutuar në procesin e Vjenës”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …