Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës e ndërprenë grevën për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike

PDK: Të zbatohet vendimi i KKP për lirimin e qytetarëve nga pagesa e transportit publik

Partia Demokratike në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media gjatë së cilës kërkoi që të zbatohet vendimi i vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës për lirimin e qytetarëve nga pagesa e transportit publik për katër muajt e ardhshëm. Asambleisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri tha se nga data 11 nëntor propozimi i PDK-së është vendim, pasi u votua nga shumica e asambleistëve dhe si i tillë duhet zbatohet nga kryetari i komunës së Prishtinës,  siç e obligon neni 12 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Nënkryetari i PDK-së në Prishtinë, Ilirik Musliu shprehu shqetësimin për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet. Ai theksoi se ofrimi falas i shërbimit të transportit publik do të ndikojë në uljen e qarkullimit të veturave dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit. Kjo masë do të vlejë për të gjitha linjat dhe për të gjithë qytetarët pa përjashtim duke i nxitur ata ta shfrytëzojnë transportin publik dhe jo veturat private.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …