leoni

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni priti sot,  në ditën e parë të saj të punës, sekretaren e përgjithshme të sapoemëruar të Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj. Duke i dëshiruar mirëseardhje, ministri Quni e siguroi sekretaren Ukimeraj se do të ketë të plotë bashkëpunimin dhe koordinimin në relacion me të si ministër dhe kabinetin e tij. Ai në vazhdim  shprehu besimin e plotë në eksperiencën e lartë profesionale të znj. Ukimeraj në pozitën e ngjashme të dëshmuar me performancë të lartë edhe në dikasterin e mëparshëm.

Nga ana e tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, krahas urimeve për detyrën dhe fillimin e punës, shprehu besimin e plotë në vazhdimin e sukseseve të sistemit administrativ të ministrisë dhe koordinimin e plotë të të gjitha veprimeve dhe aktiviteteve me të si komandant dhe shtabin e përgjithshëm të FSK-së në funksion të përmbushjes së objektivave të ministrit.

Ndërsa, zëvendës sekretari i Përgjithshëm, Faruk Geci, e siguroi sekretaren Ukimeraj se do të ofroj bashkëpunimin e plotë në periudhën njoftuese me stadin e zhvillimeve në sistemin administrativ të Ministrisë së Mbrojtjes si edhe në të ardhmen.

Nga ana e saj, sekretarja Ukimeraj, falenderoi ministrin Quni për mirëpritjen dhe shprehu zotimin e saj për angazhim të plotë në vazhdimin e punëve të administratës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe intensifikimit të përkushtimit për suksese e të arritura edhe më të mëdha në vijim me parimin e pashmangshëm të punës ekipore. Ajo përgëzoi edhe gjeneral Ramën dhe zëvendës sekretarin Geci për të arriturat e deritashme dhe ofroi bashkëpunimin e plotë edhe në të ardhmen për të përmbushur obligimet kushtetuese dhe ligjore si dhe vizionin e ministrit, qeverisë dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …