Flamuri Shqiptar

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, shtyn aktivitetet për Festat e Nëntorit për shkak të pandemisë

Në 23-vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës dhe rreth saj, institucione shkencore e kulturore të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore, kohë më parë, patën vendosur të organizonin Sesionin shkencor me temën ,,Ushtria Çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare” që kishin planifikuar ta mbanin me dt. 25 nëntor 2020.

Mirëpo, për shkak të përhapjes së madhe të pandemisë së Koronavirusit Covid-19 dhe masave qeveritare për parandalimin e kësaj përhapjeje, u detyruam që punimet e këtij Sesioni të shtyhen për një kohë të mëvonshme kur të normalizohet gjendja.

Megjithatë, meqë në kuadër të këtij aktiviteti ishim dakorduar të dilej me një deklaratë të përbashkët, po e bëjmë këtë duke e publikuar dhe ofruar opinionit përmes mediave si dhe webfaqeve tona.​

Shpresa Mekaj

Drejtoreshe e Departamentit për Politika Zhvillimore

Agjencia Shteterore e Arkivave te Kosoves

 

Tel: +377 44 207 895

E-Mail: [email protected]

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …