Daka: Rezultatet e para preliminare do të jepen rreth orës 21:00

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka paralajmëruar se rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Besjanës dhe Mitrovicës veriore do të jepen rreth orës 21:00. Ajo ka shtuar më tutje se kjo është e mundur pasi këto janë komuna të vogla dhe kjo mundëson numërimin e shpejt të votave.  Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka shtuar më tutje se deri kah mesdita ka pasur një dalje të vogël në zgjedhje krahasuar me numrin e qytezave që kanë votuar në zgjedhjet e 2017-ës. Ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se të drejtën për votim janë duke e shfrytëzuar edhe të infektuarit me kovid-19 dhe se kjo po mundësohet nga një ekip mobile e cila po shkon nëpër shtëpitë e të infektuarve.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …