Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Kohë

na duhet kohë
për të sjellë në kala
nga fundi i botës Doruntinën

vëllai ngritur nga varri
erë dheu po vinte
po vinte erë bari

prej kohësh
vëlla e motër
degdisur e djegur malli

në kërkim të  pafajësisë
u ngritëm edhe nga fundi i dheut
besën e dhënë
peng nuk e lamë
dashurinë për motrat e sollëm
në gjirin e këngës së lashtë

si në ëndërr
erdhëm edhe nga bota tjetër
fluturim me atin e bardhë
përballë motrës
fjalën e dhënë
peng nuk e lamë

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: SAGA E MALMIRIT - Ahmet QERIQI

Ibrahim Shala: SAGA E MALMIRIT – Ahmet QERIQI

Pasi  mu dha libri në dorëshkrim “Saga e Malmirit”, që ta lexoja për të shkruar …