Ish kryetari amerikan Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump betohet të kandidojë sërish në vitin 2024 për kryetar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetari Trump është zotuar të kthehet në Shtëpinë e Bardhë ‘brenda katër vjetësh’ nëse nuk dalin të vërteta pretendimet e tij për mashtrim zgjedhor pas fitores së Joe Biden. Ai organizoi një pritje të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë të martën në mbrëmje, ku ai dha indicje për kandidim në vitin 2024 dhe përsëriti edhe një herë akuzat se ai ishte fituesi i vërtetë i garës presidenciale më parë këtë muaj. ‘Kanë kaluar katër vite mahnitëse. Ne po përpiqemi të kalojmë edhe katër vjet bashkë, ‘i tha Trump turmës, e cila përfshinte shumë anëtarë të Komitetit Kombëtar Republikan. Trump u dëgjua duke iu drejtuar turmës në një video të shpërndarë në mediat sociale nga ish-kryetari i Partisë Republikane të Oklahomas, Pam Pollard. Pamjet treguan dhjetëra njerëz duke qëndruar afër së bashku, ndërsa dëgjonin presidentin duke folur. Shumë që shihen në video nuk kishin maska.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …