Haradinaj

AAK-ja nuk do të emërojë kandidat për kryeministër, pasi ka marrë vendim për kandidaturën e postit të kryetarit të Shtetit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se partia që ai drejton se nuk do të emërojë kandidaturë për kryeministër, pasi është marrë vendimi për  kandidaturën e postit të kryetarit të Shtetit. Nuk nxjerrim kandidaturë për kryeministër, pasi kemi kandidaturë për president. Sikur të ishim një parti 70 për qind do të nxjerrim tre emra, për kryeministër, për president, për kryeparlamentar do të ishin këta emrat tanë”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se AAK-ja synon të arrijë një rritje prej mbi 20 deputetë, që është objektive  dhe reale.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …