Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka kujtuar 100 vjetorin e masakrës së Prapashtices, Keqekolles, Sharbanit në të cilën u vranë mizorisht mbi 2400 shqiptarë të pafajshëm. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se sot në Prapashticë të Dheu i Kuq, vendoset gurthemeli i Memorialit Përkujtimor. “Plotë 100 vjet, plagë e dhimbje! Po mbushen 100 vite që kur u tentua të zhbëhët së ekzistuari një popull i tërë. Ishte kjo masakra e Prapashtices, Keqekolles, Sharbanit dhe disa fshatrave në rrethinë e cila rezultoi me më shumë se 2400 viktima të të gjitha moshave dhe gjinive. Mbi pesëdhjetë familje, gjysma e të cilave u shfarosën tërsisht dhe gjysma tjetër rastësisht shpëtuan nga një̈ anëtar i familjes. Kurrë̈ askush e as vet shteti Serb nuk u ndëshkua për këtë tmerr. Në përkujtim të këtyre martirëve, të hënën me 11 janar 2021, në orën 13:00, në Prapashticë të Dheu i Kuq vendoset gurthemeli i Memorialit Përkujtimor”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar 24-vjetorin e themelimit, me një takim të organizuar …