Selim Pacolli: Masakra e Reçakut që tronditi botën dhe preku ndërgjegjien njerëzore

Selim Pacolli: Masakra e Reçakut që tronditi botën dhe preku ndërgjegjien njerëzore

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës së Reçakut në të cilën forcat gjaktare serbe vranë dhe masakruan mizorisht civilët e pafajshëm shqiptar. “Masakra e Reçakut që tronditi botën dhe preku ndërgjegjien njerëzore! Sot me dhimbje përkujtojmë martirët e Reçakut, kur barbabria paramilitare serbe, shpeshherë, në pamundësi të ballafaqimit me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mllefin e zbraznin në popullatën e pa mbrojtur civile. Atëbotë, 22 vite më parë ish-amabasadori amerikan William Walker kishte alarmuar botën demokratike mbi këtë krim në përmasa të gjenocodit. Sot pas dy dekadave ende drejtësia nuk ka dënuar kryerësit e masakrës së Reçakut e as të 400 masakrave anëekënd Kosovës të kryera nga ushtria, policia dhe paramilitarët serb. Pushoni në Paqe martirë të Reçakut!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …