Ndahet nga jeta Gani Buja babai i komandantëve të UÇK-së, luftëtarëve dhe të burgosurëve politik Ramë, Agush e Shukri Buja

Ndahet nga jeta Gani Buja babai i komandantëve të UÇK-së, luftëtarëve dhe të burgosurëve politik Ramë, Agush e Shukri Buja

Ka ndërruar jetë Gani Buja babai i komandantëve të UÇK-së, luftëtarëve dhe të burgosurëve politik Ramë, Agush e Shukri Buja si dhe veteranëve Abdyl, Avni, Ruzhdi e Lutfi Buja! I ndjeri ishte veprimtar dhe idealist i çështjes kombëtare! Varrimi bëhet sot më 18 janar 2021 në orën 12:00 në varrezat e fshatit Bujan. Familja e madhe Buja është një ndër familjet që i dha shumë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Gani Buja la pas bashkëshorten, 7 djemë, 3 vajza dhe shumë nipa, mbesa stërnipa e stërmbesa!

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku- Subashi: Ceremonia e ngushëllimeve për të ndjerin Petrit Subashin mbahet më 26 prill në Hajdini Komerc në Drenas, nga 09.00-17.00

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të bashkëshortit, babait, vëllait dhe familjarit tonë, …