Konjufca i Vetëvendosjes ka akuzuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit

Konjufca i Vetëvendosjes ka akuzuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit

Pasi Glauk Konjufca i Vetëvendosjes,   gjatë një debati, drejtoi gishtin nga Valdete Daka për mos certifikimin e Albin Kurtit, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka deklaruar se lidhur me këtë rast është ndjerë e kërcënuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbaton vetëm Ligjin e zgjedhjeve, ka thënë Daka. Konjufca ka akuzuar kryetaren e KQZ-së Valdete Daka se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit. Ai thotë se personi që në KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ai nuk ka përmendur vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ku thuhet se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin, në mesin e të cilëve përfshihet edhe Kurti i Vetëvendosjes, por ka ndarë për ta sulmuar, kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Kontrolloni gjithashtu

Reagon OVL e UÇK-së: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës

Deklarata e Albin Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një …