Valdete Daka: Nëse partitë politike nuk i zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar, vendet e tyre në listë mbesin të zbrazura

Valdete Daka: Nëse partitë politike nuk i zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar, vendet e tyre mbesin bosh

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se ky institucion nuk ka ndryshuar asgjë, pos që ka bërë kërkesën në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës për kandidatët e dënuar në tri vitet e fundit. Ajo ka sqaruar edhe dilemat se çfarë do të ndodh nëse ndonjë subjekt politik nuk i zëvendëson emrat që nuk certifikohen të garojnë në zgjedhje.“Nëse ndonjë parti politike nuk i dërgon emrat e ri dhe nuk zëvendëson kandidatët e pa certifikuar, atëherë mbeten vendet e zbrazura. Ne nuk mund të ndryshojmë renditjen dhe nuk mund t’i ndryshojmë numrat e kandidatëve të subjekteve politike si dhe radhitjen gjinore në listat e kandidatëve”, tha ndër të tjera Valdete Daka. Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se pavarësisht nëse do të certifikohen kandidatët e saj, respektivisht bartësi i listës, Albin Kurti, ajo do të shkojë me listën e publikuar në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …