Ben Emmerson: Është qesharake data e parashtruar nga Prokuroria për fillimin e gjykimit

Ben Emmerson: Është qesharake data e parashtruar nga Prokuroria për fillimin e gjykimit

Avokat i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në seancën e sotme të Gjykatës Speciale  ka thënë se është qesharake data e parashtruar nga Prokuroria për fillimin e gjykimit, ndërsa ka thënë se për këtë duhet të ndërhyjë gjykata. Ai ka thënë se do të kenë vështirësi si mbrojtje, në rast se gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së fillon në shtator, ashtu siç ka propozuar Prokuroria. Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pasur po ashtu vërejtje për materialet që po i nxjerrë Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Pse na duhet ne ta ndërtojmë çështjen e Prokurorisë që të fillojmë hetimet tona”, tha avokati britanik. Ai përmendi një material, ndërsa i tha gjykatësit Nicolas Guillou se edhe ai vetë “e di se s’ka prova”. “Ju i nderuari gjykatës, e kuptoni nga analiza e provave që pretendimet e materialit kundër Kadri Veselit janë shumë të dobëta. Bazohet në prova që nuk ekzistojnë”, tha Emmerson. “S’ka asnjë fije prove kundër tij”, theksoi avokati.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, takon diplomatë të rëndësishëm perëndimorë në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja , Bedri Hamza, ka qenë në qendër të vëmendjes për …