leoni

OVL-UÇK

KFDIVLM e UÇK-së në Malishevë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës se UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës, mbajti mbledhjen e dytë të rregullt të cilën e udhëhoqi, kryesuesja  Vlora Manaj- Krasniqi, ku para anëtarëve paraqiti rendin e ditës i cili rend u miratua pa ndryshime.Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës se UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës,  debatuan për 13  Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe e vlerësuan si njërën ndër më të arriturat e popullit të Kosovës e arritur e cila  ju përkushtohet kryesisht dëshmorëve të rënë për liri, invalidëve, veteranëve dhe martirëve  si dhe  luftëtarëve të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e mbarë popullit shqiptar, njëherit  ju uruan 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në fund Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës se UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës , shprehi pakënaqësi për mos organizim të  mbledhjes solemne nga KK i Malishevës, për  shënimin e 13 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,  më 17 Shkurt 2008 duke respektuar masat anti covid-19. Kurse agjenda shtetërore  për Ditën e Pavarësisë më, 17 Shkurt, ka paraparë që nëpër komuna, autoritet komunale udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës, si dhe të bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …