Sipas vendimit të PZAP-it sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nis rinumërimi i votave me postë dhe kusht

Sipas vendimit të PZAP-it sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nis rinumërimi i votave me postë dhe kusht

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, sot do të nis procesi i rinumërimit të votave sipas vendimit të PZAP-së. Koordinatori i Qendrës për Numërimin e Rezultateve, Burim Ahmetaj tha se procesi i rinumërim nis sot në orën 16:00. “Sot në orën 16:00 fillon procesi i të gjitha këtyre rinumërimeve të votave me postë dhe kusht”, tha Ahmetaj. Ai shtoi se prezent në QNR do të jenë Prokuroria dhe hetuesit nga ana e Policisë së Kosovës. “Do të jenë prezent gjatë gjithë kohës Prokuroria dhe hetuesit nga Policia, sidomos tek rinumërimi i votave me postë dhe me kusht”, tha Ahmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …