Nesër në Zhegoc të Karadakut nderohen 8 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë në betejen e Zhegocit

Nesër në Zhegoc të Karadakut nderohen 8 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë në betejen e Zhegocit

Të nderuara familje të dëshmorëve, të nderuar invalidë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nderuar qytetarë të Gjilanit. Më 15 prill përkujtojmë një nga betejat e lavdishme të UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut e zhvilluar në malet e Zhegovcit. Përkujtojmë dalzotësit e kësaj toke, ata djem e ato vajza që kishin kapur armët në krah, që ishin rreshtuar krah UÇK-së e kishin zënë pozita në mal, ata çlirimtarët që ishin bërë vetë shpresa dhe jeta e kësaj toke e tmerri i armikut. Më 15 prill përkujtojmë rënien heroike në altarin e lirisë të luftëtarëve trima, përkujtojmë gjakun e derdhur dhe sakrificën e secilit ushtar… Nesër në orën 10:00 mbahen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të kombit, ndërsa në orën 11:00 tek lapidari në Zhegoc – thuhet ndër të tjera në njoftimin e OVL-UÇK-së në Gjilan.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …