Çerkin Dukolli: 20 vite me Radio Kosova e Lirë, 20 vite me zërin e lirisë!

Çerkin Dukolli: 22 vjet nga Beteja për Malet e Berishës

UÇK po luftonte për secilin pozicion, përderisa Serbia dëshironte të pushtonte Gradinën te Malet e Berishës, ngase ky ishte qëllimi dhe ëndërra fashiste e vetë aparatit shtetëror serb të kohës dhe e Sheshelit që të pushtohej kjo pikë strategjike.
Por kësaj makinerie vrastare serbe në mënyrën më vetëmohuese me dt.18 prill 1999, i’u përgjigjën luftëtarët e UÇK-së në Betejën e famshme te Guri i Gradinës në Berishë.
Betejë kjo, ku luftohej për secilin pozicion, nga afërsia, betejë për jetë a vdekje, betejë e cila me çdo çmim duhej të fitohej, ky ishte ideali dhe gatishmëria e secilit luftëtar, sepse pas secilës betejë të fituar liria ishte më afër.
Në këtë betejë tek secili luftëtar i UÇK -së krenaria si vyrtyt e vlerë dhe heroizmi si sakrificë supreme e njeriut liridashës u bënë bashkë dhe u fitua.
Kujtojmë se luftimet e prillit, përgjatë kësaj zone të vargmaleve të Berishës, kanë qenë vendimtare për rrjedhat e luftës sonë çlirimtare betejë pas beteje.
Sot në këtë shënim lavdie me pietet kujtojmë dëshmorët
Islam Kastrati, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Halim Bajraktari e Mentor Gashi, kujtojmë krenarinë dhe heroizmin e tyre që u shndërruan mburoja e pamposhtur në muret e kësaj Gradine, e vlerësuar si pika më strategjike në rrafshin luftarak në ato zona.
Përveq rënjes të këtyre pesë luftëtarëve, shumë tjerë u plagosen, por triumfoj UÇK-ja duke mbrojtur Malet e Berishës dhe mbi 85.000 qytetarë civilë, që në atë kohë ishin të strehuar në ato treva.
Lavdi heronjëve dhe të rënëve për liri.
Falënderues përjetësisht, kontributit të secilit luftëtar të UÇK-së.
Mirënjohës për kontributin e secilit banor, të atyre trevave përgjatë vargmaleve të Berishës me rrethinë.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …