Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar qytetarët shqiptarë për procesin zgjedhor të 25 prillit dhe ka uruar fitimtarët

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar qytetarët shqiptarë për procesin zgjedhor të 25 prillit, ndërsa thekson se SHBA pret forcimin e mëtejshëm të partneritetit me Shqipërinë. “SHBA përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të DASH, Ned Price.

Po ashtu edhe kryediplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i ka uruar fitoren kryeministrit Rama dhe po ashtu ka përgëzuar fushatën e liderit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. “Ne e përgëzojmë Kryeministrin Partia Socialiste në fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë, shkruan ambasadorja. “Më e rëndësishmja, ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë. Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …