Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti: Kush i shuan zjarret në Kosovë?

“Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare

Zjarrfikësve Shpëtues.

Edhe një festë tjetër i gjen zjarrfikësit e Kosovës në gjendje të mjerueshme.

Pa pagë normale apo të dinjitetshme dhe pa trajtim serioz institucional.

Zjarrfikësit e Kosovës edhe në këtë festë, akoma janë me status të padefinuar juridik, me kushte të këqija për punë dhe pajisje të stërvjetëruara, me pagat ndër më të ultat në sektorin publik, si dhe me mospagesën e benificioneve që ligjërisht ju takojnë.

Mbetet të shpresohet që vitin tjetër zjarrfikësit e Kosovës do të kenë më tepër arsye që të festojnë, ndërsa institucionet do të kujtohen se kush i shuan zjarret dhe kush kujdeset për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe të mirave materiale, në rast të ndonjë fatkeqësie në vend.”

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …