leoni

Gllogjan

Agjenda e aktiviteteve për “Ditën e Dëshmorëve” 5 dhe 6 Maj 2021

Për nderë të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Deçanit, komuna e Deçanit mban aktivitet sipas kësaj agjende:

Agjenda e aktiviteteve për “Ditën e Dëshmorëve”  5 dhe 6 Maj 2021

Dt.04. Maj 2021

  • Ora 10:00 Ekspozitë e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Deçanit në Hollë të Pallatit të Kulturës “ Jusuf Gervalla” – Deçan ( mbetet e hapur tri dite)

Dt. 05. Maj 2021

  • Ora 10:00 Seance Solemne për nder të ditës së Dëshmorëve
  • Ora 10:00 Fillon turniri tradicional ne Futsall “Luan Haradinaj” ne Palestren e qytetit
  • Ora 10:30 Homazhe në Qendër të qytetit
  • Ora 11:00 Homazhe pranë Lapidareve, Varrezave dhe Memorialëve të Martirëve dhe Dëshmorëve të Kombit në të gjitha fshatrat e Komunës se Deçanit
  • Ora 13:00 Homazhe në kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan
  • Ora 13:30 Vazhdojmë me homazhe në fshatrat tjera
  • Ora 16:00 Finalja e turnirit ne Futsall

Dt. 06. Maj 2021

  • Ora 10:00 Mbjellja e luleve në qendër të qytetet në rrugën ”Dëshmorët e Kombit”
  • Ora 11:00 Përurimi i Lapidarit te Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Belle 1912-1999

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …