Tahir Meha

Mehmet Bislimi: Tahir Mehës  

si sot
këtu e mot
tokën përgjaku
biri i Shqipërisë
i pari ndër të parët
lëshoi rrënjët
e lirisë
me shtat si lisi
si shqiponja mbi kreshta
me bardhësi plisi
që ruan zogjtë e vet

jehon e pushkës së tij
lindi
pushkët e UÇK-së
tek vatra e zjarrit
ballë oxhaku
aty ku ulej hijerëndë

gjysh Emini
Tahir e Beqir djali

Nebih Plaku …
bukë kripë e barot kemi
me kushtrimin
o burra liridashës të kësaj toke
ja ku jemi!

të urtë
të mirë
të çmuar
luftëtarë të lirisë
si dielli përflakur
bijtë e Shqipërisë
përjetësisht
në përqafim të tokës

në përqafim të lirisë

Tahir Meha
a je he burrë
tek kulla të erdhi

Shabani

Hamza

Ademi  


tek streha e vjetër
ku rrezet e lirisë shkrepen së pari
tek ato troje
ku dielli nuk bëhej tjetër
atje ku frymojmë lirshëm ne
ku frymon lirshëm shqiptari
lulëkuqe në palë bajraku
në palë flamuri
në zemër guri
aty ku pushon ai
aty ku pushon burri
përjetësisht në gjirin e atdheut
nderuar

CH- 13-05-2020

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nëpër shekuj kënga e popullit: Shaqir Cërvadiku, këngëtar i lindur në akordin e çiftelisë

Këngëtari, Shaqir Cërvadiku, ka kënduar e këndon  me tërë qenien, këndon me shpirt e zemër, …