Brickos

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” vë kontakt me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci

Qendra GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR: Drejtësi për viktimat e aktit Gjenocidar në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Sot përkujtojmë vrasjet monstruoze të rreth 100 civilëve shqiptarë, të kryera nga forcat e armatosura serbe më 14 maj 1999 në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

Gjatë operacioneve në këto fshatra nënkoloneli i Ushtrisë Serbe, Jordan Denkiq, i cili komandonte operacionet e Brigadës 125, urdhëroi ndarjen e burrave që duhej të vriteshin dhe ekzekutimin e tyre. Vetëm në shtëpitë e Azem Gashit, Demë Gashit dhe të Kadri Çekut në fshatin Qyshk u ekzekutuan 44 civilë të të gjitha moshave!

 Fatkeqësisht sot e kësaj dite askush nga zinxhiri komandues i Ushtrisë Serbe dhe ekzekutuesve të këtyre krimeve gjenocidare nuk ka dhënë përgjegjësi penale.

Gjenocidi që ka kryer Serbia në Kosovë është plagë e hapur që kërkon drejtësi!

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …