Arsim Gërxhaliu: Kosova ka të dhëna të mjaftueshme për të dëshmuar krimet serbe gjatë luftës

Arsim Gërxhaliu: Kosova ka të dhëna të mjaftueshme për të dëshmuar krimet serbe gjatë luftës

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se Kosova ka të dhëna të mjaftueshme për të dëshmuar krimet e Serbisë gjatë luftës. Ai thotë se grumbullimi i fakteve kërkojnë kosto dhe shteti duhet ta “ndez” alarmin e të ndihmojë në mbledhjen e dëshmive. Gërxhaliu më tej ka sqaruar se nuk ka marrë ndonjë ftesë për të qenë pjesë e delegacionit në dialog me Serbinë,  por në çdo moment që i kërkohet është i gatshëm për bashkëpunim. Rreth çështjes së të pagjeturve Gërxhaliu konfirmon se nuk kanë qenë të mbështetur mjaftueshëm, duke e vënë fajin te ndërrimi i shpeshtë i qeverive.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …