Rritet numri i të vrarëve dhe të plagosurve gjatë përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve

Nga të dhënat e publikuara mësohet se është rritur ndjeshëm numri i të vrarëve dhe të plagosurve gjatë përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve. Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamas në Gaza tha se numri i të vdekurve në luftimet e kësaj jave midis Hamasit dhe Izraelit ishte rritur në 145. Dyzet e një prej këtyre viktimave janë të mitur, njofton kjo ministri. Ndërkohë, BBC njofton se nga sulmet e Izraelit janë plagosur rreth një mijë persona. Nga ana tjetër, autoritetet izraelite njoftuan se shumë terroristë ishin vrarë dhe se disa vdekje ishin shkaktuar nga raketa të hedhura në Izrael, por shpërthyen në Gaza. Gjithashtu autoritetet izraelite njoftuan se dhjetë shtetas të tyre janë vrarë.

Kontrolloni gjithashtu

Opozita me fotografi të studentëve të plagosur, Kuvendi në kaos dhe ligji për Bankën e Shqipërisë kalon pa debat

Deputetët e opozitës shqiptare rrethuan foltoren e Kuvendit të enjten, më 29 tetor 2026, duke …