Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka akuzuar qeverinë Kurti për shkarkim e bordit të AKP, dhe emërimin e bordit të ri. Sipas tij Kurti po do ti kapë institucionet në emër të çkapjes. “Po e shoh njëfarë tendence, e pash edhe sot në Komisionin Parlamentarë, edhe jam ka pe nijë, diqysh po ju ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin. Kurti e ka përdorë, dhe doli në foltore, çka ka qef me dëgju populli tha: Na e nalum hajnin në Kosovë, edhe ma nuk ka hajni AKP-ja mshelet, shuhet. AKP sot nuk është shuar. AKP është qatu”, tha ai. “Paramendoni çfarë argumenti një takim i bordit kushton 20 mijë euro, e i këtij bordit të ri sa kushton?!,”. Nuk është këtu një parti shtet, diqysh fortë është ka i ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin” tha ai

Server: Serbia mund të paditet për gjenocid në Kosovë

Analisti i shquar amerikan për Ballkanin dhe më gjerë, Daniel Server i ka deklaruar edicionet në gjuhen serbe të “Zërit të Amerikës” se Kosova mund ta padisë Serbinë për gjenocid në Kosovë. Ai ka theksuar se fakti që procesi gjyqësor për gjenocid nuk u paraqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar në Hagë për ish-Jugosllavinë në lidhje me krimet në Kosovë nuk do të thotë se shteti serb nuk mund të paditet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.  Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer ka theksuar më tutje se krimet kundër njerëzimit, si dhe krimet e luftës, janë vepra shumë të rënda kriminale. Këtu shtrohet pyetja nëse veprat janë kryer me qëllim shkatërrimin e plotë ose të pjesshëm të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar. Ndoshta diçka e tillë është e vonuar – nuk është e qartë për mua se si Kosova, një vend që nuk është në mesin e vendeve në Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka qasje në atë institucion gjyqësor. Njoftimi i autoriteteve të Kosovës sigurisht që do të ketë një efekt politik në Kosovë, Serbi dhe bashkësinë ndërkombëtare, ka thënë në mes tjerash analisti i shquar amerikan për Ballkanin dhe më gjerë, Daniel Server.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …