Izraeli ka shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe të agjencisë, Associated Press, Al-Xhazirës e medieve të tjera

Izraeli ka shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe të agjencisë, Associated Press, Al-Xhazirës e medieve të tjera

Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe që strehonte zyrat e agjencisë Asoshieted  Press  dhe disa mediave të tjera në Rripin e Gazës. Pas sulmit brutal  të izraelit ka ardhur edhe reagimi i Agjencisë  ku përmes një shkrimi ata kanë pohuara  nuk kanë pasur shpjegim të mëhershëm se  pse ndërtesa në të cilën ishin të vendosur ata, ishte në shënjestër të ushtrisë izraelite. “Sulmi ajror të shtunën erdhi afërsisht një orë pasi ushtria izraelite urdhëroi njerëzit të evakuonin ndërtesën. Nuk kishte asnjë shpjegim të menjëhershëm se pse ndërtesa ishte në shënjestër. Ndërtesa strehon Associated Press, Al-Jazeera dhe një numër zyrash dhe apartamentesh”, thuhet në tekstin e lëshuar nga kjo medie.

Agjencia Associated Press njoftoi  se gazetarët e saj janë të “shokuar dhe tmerruar” nga sulmi izraelit në ndërtesën ku gjendeshin zyrat e AP-së si dhe të mediumit tjetër Al Jazeera në Gaza. AP tha se ishte paralajmëruar për sulmin, gjë që i mundësoi të evakuojë gazetarët me kohë. Ndërsa Al Jazeera tha se nuk do të hesht pas sulmit. “Është e qartë se ata që po bëjnë këtë luftë nuk dëshirojnë vetëm të përhapin shkatërrim dhe vdekje në Gaza, por edhe të heshtin media që dëshmojnë, dokumentojnë dhe raportojnë të vërtetën e asaj që po ndodh në Gaza,” tha Walid al -Omari, shefi i byrosë së Al Jazeera-s në Jerusalem.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …