Hysni Gashi

Hysni Gashi: Aderimi dhe joshja e deputetëve e rrezikshme për bashkëpunim opozitar

Zhvillimet e fundit në “Opozitën e Bashkuar” ne të cilen hapen nje rrugë të re të bashkëpunimit mes partive politike dhe e cila ishte një shkëndijë shprese për ndryshim kanë hyre në një rrugë të pakuptueshme për qytetarët. Unë ende e kam të pa qartë sesi insistohet ne njërën ane të thuhet që jemi për bashkëpunim opozitar dhe ne anën tjetër të joshen deputetet madje bëjnë edhe thirrej nga televizionet  publike. Kjo me dërgon tek një anekdotë që kamë degjar që moti ku thotë: pyet Mbretin sa rruge i ka dynjaja?, ai përgjigjet “sa njerëz janë aq rruge ka”. Unë e kuptoj se është e drejt e çdo deputetit se cilës rruge t’ja mban dhe ne cilën parti aderon por derisa thirremi për bashkëpunim opozitar kjo nuk është dashur të ndodhte  me  asnjë deputet të partive opozitare sepse prishet fryma e bashkëpunimit. Vërtet jo që kisha bere  thirrje për deputet të opozitës duke i thëne që i kemi dyert e hapura por ne ketë kohe gjersa ishte bashkëpunimi opozitar nuk isha ndier mirë që të vinin deputet të opozitës ne subjektin tonë. Ndërsa për  deputet të pozitës është e pranueshme.  Por edhe një gjë hiq demokratike nuk është derisa votat i merr ne një partie dhe të aderosh ne parti tjetër ende pa e kryer  mandatin pa u shpall zgjedhjet hiq demokratike s’është. Unë vet kam thëne se nëse vërtet AAK-ja do të hinte ne ketë qeveri antikushtetuese  z.Donika Kadej-Bujupi  duhet shpallur heroinë për qëndrimin e saj dhe aderimi do të ishte shumë i arsyeshëm dhe i pranueshëm .

Ndërsa AAK-ja, jo që nuk ka hyrë ne qeveri por kategorisht është duke kundërshtuar dhe duke thirrur protesta për dy marrëveshjet e demshme dhe rrëzimin e kësaj qeverie antikushtetuese,kjo është e pajustifikueshme të kuptohet që ende nuk kemi asgjë zyrtare vetëm spekulime. Ne jemi dëshmitarë, se gjithë liderët opozitar kryesia dhe anëtarësia e tyre  që thoshin se edhe nëse pozita do të organizonte  protesta për t’i kundërshtuar këto dy marrëveshje ne do t’i mbështesim  dhe do t’i përkrahemi  me protesta, ndërsa tash hezitojnë të marrin pjesë me dy partitë opozitare.

Nuk po them të bahet koalicion opozitar i padëshirueshëm  por po them se t’i lajnë ambiciet për pushtet,  t’i ulin flamujt partiak  deri ne shpallje inegzistente të dy marrëveshjeve, Asociacionin dhe Demarkacionin,  ndërsa për gjera tjera për bashkëpunim të mëtutjeshëm apo koalicion të mundshëm për të garuar  ne zgjedhje  është krejt irelevante. Prandaj duke pasur parasyesh nevojën për nje bashkëpunim Opozitar dhe për  ndryshim të gjëndjes bëjë thirrje për maturi në deklarata të pamatura dhe kthimin në tavolinen e bashkepunimit.

Hysni Gashi: “SHTABI I MILIONEREVE”

Ndonëse këto ditë dëgjuam nga shumë gazeta të shkruara dhe elektrinike për shtabin e milionerve duke aluduar të Komandantet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk jam i prirur dhe nuk deshiroj të behem avokat i askujt e në veçanti në ketë kohë ku vlerat janë shkelur nga gjitha kampet,  por mu imponua të reagoj për ketë luftë speciale që po ushtrohët ndaj figurave me eminente të UÇK-së dhe protogonesteve kryesor të saj duke  kurdisur mirë propagand të pashoq duke përdorur emblemen e UÇK-së. Une mëndojë se kjo propagandë kunder nje krahu i ka rrenjet thell të qarqet e huaja me ndikim ne Kosove dhe fatkeqësisht të disa vendor të cilet sabotuan luftën dhe perdoren vrerë e helm kunder lëvizjes çlirimtare. Megjithatë pasurimi i paligjeshëshem i pasluftës por edhe para duhët denuar nga kushdoqoftë, mirpo jo vetem në mënyre selektive. Nese bëhët fjalë për Komandantet e luftës pse nuk flitet edhe për milionat e paligjeshem të Isa Mustafes, Sami Hamitit, Agim Veliut, Bujar Bukoshit, Ismet Beqirit e shumë figurave kontraverze të LDK-së që ende mbajn aksione ne bankat nderkombetare të 3%.Pse nuk flitet për 24 mije eurot e pagesës se vetem nje litre alkool të Lutfi Hazirit gjatë negociatave të Vjenës? Pse nuk flitet për mijera UDB-sh që çdo ditë hajnë në kurriz të Kosovës? Dhe a e dine pse nuk flitet, sepse ata ende janë të ledhatuarit e Beogradit. Keto gjykime të njeanshme nuk jane të pranushme dhe të mirepritura për shoqerin dhe shtetin tone.Gjerat duhet gjykuar drejt dhe nese gjerat do të gjykoheshin drejt jo vetem ne taborrin e krahut të luftes por edhe ne taborin të ashtrqujtur të bartsve të krahut të paqes, atehere vertet do të ishte e pranushme dhe kontributdhense per shtetin tone. Por jo vetem kaq, tentimi për ti vrarë vlerat e luftës përmes individeve të caktuar është tentim për ta ërresuar historinë e lavdishme të UÇK-së qe për qytetaret është e papranueahme.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …