Valdete Daka

Valdete Daka: Vendimi i kryetares Vjosa Osmanit është jokushtetues, kontradiktor dhe qesharak

Valdete Daka është deklaruar sot para mediave pas vendimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani për shkarkimin e saj nga posti i Kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor. Daka deklaroi se vendimi është jokushtetues dhe i pambështetur në ligj. “Arsyetimi jo vetëm që është i paligjshëm dhe kontradiktor, por është edhe qesharak.Për vendime të cilat janë marrë nga të gjitha anëtarët dhe të ndëshkohem vetëm se kam në këtë takim ajo ka kërkuar që unë të ofroj dorëheqje në mënyrë të vullnetshme dhe në këmbim të pranoj falënderime publike për punën e deritanishme si dhe më premtoj bashkëpunim në të ardhmen.Kjo ishte një sjellje e papranueshme për mua nga ana e presidentes Osmani unë i kam thënë se kam përmbushur detyrën time me integritet të lartë dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Daka. Tutje Daka ajo shtoi se shumë prej këtyre akuzave të pabaza sot mund ti gjeni në tekstin e presidentes për shkarkimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Gjykata Speciale në Hagë, në lëndën kundër krerëve të UÇK-së ka vendosur që të mos e dëgjohet sërish një dëshmitar i mbrojtur

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën  gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është vendosur që të …