Visar Ymeri

Ymeri: Nuk ka më bashkëpunim opozitar

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka pranuar se prej sot nuk ka bashkëpunim mes tri partive opozitare. Ai ka theksuar se AAK dhe Nisma kanë vendosur që tash e tutje kundërshtimin e tyre ta vazhdojnë pa Vetëvendosjen. Ymeri konsideron se vendimet e njëanshme të AAK-së kanë ndikuar në ftohjen e raporteve në mes të partive opozitare. “Kemi pasur disa çaste të vendimeve të njëanshme, kryesisht të AAK-së, të cilat e kanë dëmtuar kauzën tonë të përbashkët. Shkuarja e Haradinajt tek presidentja ka qenë një prej çasteve që e ka dëmtuar kauzën e kundërshtimit dhe rezistencës”, ka thënë Ymeri. Ai ka përsëritur se Vetëvendosje nuk do t’i bashkohet protestës së 14 majit të thirrur nga AAK, pa ndodhur një dakordim i ri mes partive opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …