Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: Çdo vendim i madh në Kosovë e ka vulën e Partisë Demokratike të Kosovë dhe Hashim Thaçit

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se çdo vendim i madh në Kosovë e ka vulën e PDK-së dhe Hashim Thaçit. Këto fjalë të tij vijnë pas sigurimit të 3 medaljeve të arta olimpike të Kosovës. Ai tha se mbështetja buxhetore nuk duhet të ndalojë por të forcohet çdo herë. “Çdo vendim i madh në Kosovë e ka vulën e PDK-së dhe Hashim Thaçit. Ky është një vendim që ka firmën e Hashim Thaçit dhe janë themelet e mbështetjes serioze institucionale për sportistët tanë. Pjesë e këtij vendimi historik është edhe kryetari i sotëm i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili në atë kohë ishte Ministër i Sportit. Vetëm sot kur Kosova ka 3 medalje të arta olimpike e shohim rëndësinë e domosdoshme të shtetit për të mbështetur dhe inkurajuar sportistët. Kjo mbështetje nuk duhet të ndalojë, por të forcohet çdo herë me mundësitë buxhetore që krijohen”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …