Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen të shqetësuara për “përshkallëzimin e retorikës” në Mal të Zi

Shtetet e Bashkuara shprehen të shqetësuara për “përshkallëzimin e retorikës” në Mal të Zi

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për “përshkallëzimin e retorikës” në Mal të Zi në prag të ceremonisë së marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Amerika u bëri thirrje gjitha palëve që të punojnë për të qetësuar tensionet. “Ne inkurajojmë autoritetet malazeze dhe Mitropolinë e Kishës Ortodokse Serbe që të bashkëpunojnë ngushtë dhe mbi të gjitha të garantojnë sigurinë e qytetarëve”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Kisha Ortodokse Serbe ka njoftuar se marrja e detyrës nga ana e Joanikijes do të bëhet më 5 shtator në Cetinje. Aty pritet të marrin pjesë patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije dhe priftërinj të tjerë të lartë. Mirëpo kjo ceremoni kundërshtohet nga Komuna e Cetinjës, disa organizata malazeze dhe Partia Demokratike e Socialistëve e udhëhequr nga kryetari malazez, Millo Gjukanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …