Covid

26 të vdekur dhe 1 mijë e 448 raste të reja me virusin korona dhe 1 mijë e 421 qytetarë janë shëruar sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës. Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892. Në total numri i rasteve aktive është 26.525

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Kuvendi, peng i kalkulimeve politike – autogolat që po ushqejnë narrativën e Listës Serbe

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e …