leoni

Hekuran Murati: Pagesat e para për fëmijët dhe lehonat do të fillojnë në fund të muajit shtator

Hekuran Murati njoftoi se pagesat e para për fëmijët dhe lehonat do të fillojnë në fund të muajit shtator

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar  lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike. Ai ka thënë se shtesat e fëmijëve dhe subvencionimi për lehonat do të merren në fund të muajit. Murati ka theksuar se numri i llogarisë bankare, të dhënat personale të nënave dhe të dhënat personale të fëmijës, janë ato që nevojiten për të marr shtesa të fëmijëve. “Verifikimi bëhet në mënyrë automatike dhe të gjithë ata që janë kualifikuar, pagesën e parë e marrin në fund të muajit”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

NESËR NË MITROVICËN SHËNOHET 26-VJETORI I RËNIES SË SHEMSI AHMETIT – KOMANDANT “SHEMI” DHE BASHKËLUFTËTARËVE

NESËR NË MITROVICËN SHËNOHET 26-VJETORI I RËNIES SË SHEMSI AHMETIT – KOMANDANT “SHEMI” DHE BASHKËLUFTËTARËVE

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, dhe në bashkëpunim me …