Në Universitetin “Fehmi Agani” procesi mësimor – ligjëratat do të fillojnë më 15 tetor 2021, me prezencë fizike

Në Universitetin “Fehmi Agani” procesi mësimor – ligjëratat do të fillojnë më 15 tetor 2021, me prezencë fizike

 

Senati i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mbledhjen e mbajtur sot, më 30 shtator 2021, me rekomandim të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike, ka marrë vendim që si pasojë e pezullimit dyjavor të aktiviteteve mësimore, procesi mësimor – ligjëratat të fillojnë më 15 tetor 2021, me prezencë fizike.

Procesi mësimor, respektivisht ligjëratat, do të zhvillohen duke respektuar udhëzuesit përkatës, me kusht që numri i studentëve në një klasë të mundësojë në mënyrë rigoroze mbajtjen e distancës prej 1.5 metra në mes të personave.

Në rastet e caktuara dhe për të respektuar distancën prej 1.5 metra, ligjëratat do të organizohen në dy grupe të studentëve: Orët e mësimit në dy grupe – ora e parë 40 minuta grupi i parë i studentëve; ora e dytë 40 minuta grupi i dytë i studentëve. Në mes të dy orëve do të mundësohen 10 minuta për ndërrimin e studentëve. Në raste tjera dhe varësisht prej vendimeve të qeverisë, do të mundësohen edhe orët hibride dhe online. 

Kontrolloni gjithashtu

Mbrëmje artistike me Ansamblin "Hasan Prishtina"

Mbrëmje artistike me Ansamblin “Hasan Prishtina”

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina” ju fton në një mbrëmje të veçantë artistike, …