Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia pritet të jep sot dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

Njoftohet se kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

Arben Vitia pritet të jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. KosovaPress mëson se për dorëheqjen nga pozita e të parit të shëndetësisë, Vitia do ta bëjë edhe në konferencën për medie në Qeverinë e Kosovës. Ndërkohë që Vitia është duke synuar qeverisjen e Komunës së Prishtinës, për çka edhe i është futur garës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …