ETEA

Organizata ETEA ne koordinim me DKA-te dhe shkollat perfituese vijon me ceremonite hapese te “Kidpreneurship – Think. Design. Create.”

Ne ftesen paraprake, derguar me date 01.10.2021 per ceremonite hapese te “Kidpreneurship – Think. Design. Create”, asistentja e projektit ka keqkeuptuar informaten e menaxherit te projektit per konfirmimin e pjesemarrjes se kryetareve te komunave, me c’rast ju kerkojme falje sinqerisht. Kryetaret e komunave kane pranuar ftesen tone per pjesemarrje ne keto ngjarje, por ende nuk kemi marre konfirmim prej tyre, qe nenkupton se deri me tani nuk kemi informacion nese te njejtit do jene te pranishem ne keto ngjarje, apo jo.
Gjithsesi, organizata ETEA ne koordinim me DKA-te dhe shkollat perfituese vijon me ceremonite hapese te “Kidpreneurship – Think. Design. Create.”, sic ju kemi njoftuar, perkatesisht sipas agjendes vijuese:
———

Komuna: Prishtinë

Shkolla: Emin Duraku

Addresa e plote: Rr. Ilir Konushefci, p.n.10000 Prishtine, Kosove

Data: 04.10.2021

Ora: 10:00

———

Komuna: Rahovec

Shkolla: Gezim Hamza – Piktori

Adresa e plote: Rr Agim Kelmendi, p.n. 21010, Rahovec 

Data: 04.10.2021

Ora: 14:00

———

Komuna: Gjakovë

Shkolla: Zekria Rexha

Adresa e plote: Rr”Nënë Trereza”Nr.75, Gjakove

Data: 05.10.2021

Ora: 11:00

———

Komuna: Gjakovë

Shkolla: Fehmi Agani

Adres e plote: Rr. “Ymer Pula” p.n. 50000 Gjakove, Kosove

Data: 05.10.2021

Ora: 14:00

———

Komuna: Istog

Shkolla: Avni Rrustemi

Adresa e plote: Rr.Motrat Qiriazi, nr. 63, Zallç, Istog, Kosove

Data: 06.10.2021

Ora: 11:00

———

Komuna: Istog

Shkolla: Martin Camaj

Adresa e plote: Rr.Besim Kabashi , Nr.15 , 31000 Istog , Kosove

Data: 06.10.2021

Ora: 14:00

———

Projekti i organizates ETEA “Kidpreneurship – Think. Design. Create.” do të funksionojë si ndërmarrje sociale brenda shkollave përfituese, me dhe për nxënësit/et komuniteteve shumicë dhe pakicë të Kosovës. Ky projekt mbështetet nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC) dhe financohet nga Sida – Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida). 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …