KOMF: Fëmijët kanë ndarë sot dhuratat përmes Organizatës për Fëmijët pa Kujdes Prindëror

KOMF: Fëmijët kanë ndarë sot dhuratat përmes Organizatës për Fëmijët pa Kujdes Prindëror

Fëmijët e institucionit parashkollor “Xixëllonjat” në Prishtinë, në kuadër të projektit “Dhuro dhe buzëqesh”, kanë përgatitur bashkë me prindërit e tyre, dhurata për fëmijët pa kujdes prindëror të strehuar në familjet strehuese në Kosovë.

Fëmijët kanë ndarë sot dhuratat përmes Organizatës për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, e cila punon direkt me fëmijët dhe familjet strehuese.

Aktiviteti i projektit është organizuar me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, nga institucioni parashkollor “Xixëllonjat”, në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK: SOT – TAKIMI LETRAR NË KUADËR TË “MUAJIT TË LIBRIT”

LSHK-ja, sot, më 30.10.2025, në orën 12, do të mbajë një takim letrar në kuadër …