Ferronikeli, në Drenas, ka ndalë përkohësisht prodhimin për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike

Punëtorët e kompanisë “NewCoFerronikeli” kanë paralajmëruar protesta para Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e kompanisë “NewCoFerronikeli” kanë paralajmëruar protesta para Qeverisë së Kosovës. Sindikata e pavarur e punëtorëve të Ferronikelit ka paralajmëruar se protesta e radhës do të zhvillohet të martën, më 23 nëntor, nga ora 12:00 – 12:30, me kërkesat që tu bëhet zgjidhje për kthimin në punë. “Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike”, thuhet në njoftimin e sindikatës së punëtorëve.Protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë Covid-19” thuhet në njoftimin e sindikatës së pavarur të punëtorëve të Ferronikelit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …