Hekuran Murati

Hekuran Murati: Greva e paralajmëruar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka synime politike

Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka konsideruar se greva e paralajmëruar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka synime politike. Murati ka përmendur mbështetjen financiare që Qeveria sipas tij, ka ndarë në shëndetësi dhe së fundi për shtesat e personelit shëndetësor në vlerë prej 10% të pagës.“Që nga marrja e mandatit kemi ndarë mbi 30 milionë euro shtesë në shëndetësi, për barna esenciale, luftën ndaj covid 19, dhe së fundmi edhe për shtesat e personelit shëndetësor në vlerë prej 10% të pagës.Si Qeveri, jemi të përkushtuar që të punojmë për kushte më të mira për të gjithë punonjësit, si në sektorin publik, ashtu edhe privat”. “Për më tepër, greva e paralajmëruar për nesër nga FSSHK, nuk është në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon mbajtjen e grevave, saktësisht nenet 6, 7 dhe 15 të ligjit për grevat. Me qasje të tillë, humbin edhe pacientët edhe personeli shëndetësor”. “Kurse ata që paralajmërojnë greva nuk humbin. Përkundrazi, në 5 vitet e fundit FSSHK ka pranuar mbi 3 milionë euro në emër të kontributeve që u janë ndalur nga paga personelit shëndetësor dhe u janë transferuar FSSHK-së”, ka shkruar ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …