leoni

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit bilateral ushtarak në mes Kosovës dhe Letonisë

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit bilateral ushtarak në mes Kosovës dhe Letonisë

 Gjatë vizitës zyrtare në Letoni,  ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks nënshkruan sot Memorandumin e  Mirëkuptimit, respektivisht Marrëveshjen e Bashkëpunimit bilateral në mes Kosovës dhe Letonisë, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ky Memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve  në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Të dy ministrat po ashtu janë dakorduar që të intensifikohet bashkëpunimi në mes të dy ministrive dhe forcave, me shkëmbim të personelit, në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, si dhe aktivitete të tjera, me interes të përbashkët. Gjithashtu, ai theksoi se të dy vendet kanë përcaktimin e njëjtë euroatlantik dhe se Kosova mund të mësojë shumë nga Letonia, sidomos në eksperiencën për anëtarësim në NATO. Në aspektin e avancimit të bashkëpunimit, të dy ministrat janë dakorduar që në të ardhmen të nënshkruajnë edhe një sërë marrëveshjesh, të cilat do të konkretizonin bashkëpunimin në fushat specifike.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …