Hashim Thaci

Avokati i ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar leje nga gjykatësi paraprak për certifikim të çështjeve

Av0kati i ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar leje nga gjykatësi paraprak për certifikim të çështjeve, që ka ngritur për të apeluar vendimin lidhur me aktakuzën e korrigjuar dhe kërkesën për ndryshim të saj. Në shkresën e mbrojtjes së Thaçit, thuhet se më 3 shtator  të vitit 2021, Zyra e Prokurorit parashtroi një aktakuzë të korrigjuar siç ishte urdhëruar dhe kërkoi leje në përputhje me nenin  dhe rregullin e Rregullores për ndryshimin e aktakuzës për të përfshirë tri kategori akuzash. Pastaj saktësohet se më 23 dhjetor 2021, gjykatësi paraprak pranoi mocionin e Zyrës së për të ndryshuar aktakuzën në lidhje me amendamentet e propozuara, si dhe urdhëroi atë ta sigurojë një aktakuzë me më pak redaktime deri më 17 janar 2022, ka bërë të ditur “Betimi për drejtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …