Viola von Cramon:

Euro deputetja Kramon ka reaguar ndaj gjuhës së burrit të kryetares Vojsa Osmani, Prindon Sadriu ndaj gazetarëve

Kundër gjuhës urrejtëse e denigruese ndaj medieve dhe gazetarëve, të cilët i ka quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale” burrit të kryetarës së vendit, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka reaguar edhe deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon. Ajo ka shkruar se mediet dhe gazetarët duhet të kenë liri të shprehjes pa pasur frikë. “Media e lirë është njëra nga shtyllat themelore të demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë e tyre për t’u shprehur pa ndonjë frikë. Për këtë jam duke monitoruar nga afër kampanjën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë për të kuptuar plotësisht ngjarjet e fundit”, ka shkruar eurodeputetja Viola von Cramon. Kundër gjuhës denigruese të Prindon Sadriut, burrit të presidentes, Vjosa Osmani kanë reaguar edhe mediet, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe personalitet nga shoqëria civile.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …