Kryetari i PD-së Lulzim Basha, shpërfillë nismën e Sali Berishës, për datën e mbajtjes së Kuvendit të partisë

Lulzim Basha: Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua

Në mbledhjen me krerët e degëve për analizën dhe rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit, Lulzim Basha tha se secili duhet të mbajë përgjegjësi, duke nisur nga ai vetë. Ndër të tjera tha se për një parti më të fortë duhen bërë ndryshime e të tejkalohet kulti i individit. Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për një parti më të fortë. Ndërkohë, në mbledhje, një pjesë e mirë e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme dhe kryetarët e degëve kanë kërkuar që të vijojë mbështetja ndaj Bashës dhe të mos japë dorëheqjen. Nga ana tjetër, ditën e djeshme, një pjesë e anëtarëve të Grupit të Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të partisë Lulzim Basha gjatë mbledhjes prej mbi katër orësh, pas dështimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj godet ashpër Glauk Konjufcën për paraqitjen në OKB: Kosova e poshtëruar, marre!

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së Glauk Konjufcës në Këshillin e Sigurimit të …