Lideri i opozitës, në Rusi, Alexei Navalny e ka paditur drejtorinë e burgut ku po mbahet në vuajtje të dënimet për shkak se nuk mori Kuranin që kërkoi në fillim të agjërimit të Ramazanit. “Kush do ta kishte menduar se padia e parë kundër drejtorisë do të ishte për Kuranin?”, tha Navalny, i cili ka qenë në grevë urie që nga 31 marsi. Sipas tij, librat që ka sjellë kur ka ardhur në ambientet e burgut në fillim të marsit nuk iu kanë dorëzuar ende sepse duhet të “kontrollohen për ekstremizëm”, procedurë që zgjat për muaj. Ata do të kontrollojnë nëse Kurani është ekstremist? Ky është budallallëk dhe i paligjshëm”, tha Navalni duke shtuar se “për këtë arsye i dërgoi një kërkesë drejtorit dhe ngriti një padi”. I kritikuar për qëndrime raciste gjatë viteve 2000 dhe për pjesëmarrje në demonstratat e ekstremit të djathtë, Navalny tha se kishte vendosur të “studionte dhe ta kuptonte në detaje Kur’anin, gjatë kohës sa është në burg.
“Të gjithë po debatojnë për Islamin dhe 99 për qind nuk dinë asgjë për të”
“Të gjithë rreth meje diskutojnë vazhdimisht për Islamin dhe myslimanët, dhe sigurisht 99 për qind e tyre nuk dinë asgjë për këtë. Por unë kam vendosur të bëhem kampion i Kuranit në mesin e politikanëve jo muslimanë rusë”, ka shkruar Navalny.
Një kritik i ashpër i Kremlinit, Navalni i mbijetoi helmimit verën e kaluar, kjo është arsyeja pse ai u trajtua në Gjermani. Ai akuzon presidentin rus Vladimir Putin dhe shërbimet e tij të inteligjencës se tentojnë ta vrasin, gjë që autoritetet ruse e mohojnë, por edhe refuzojnë të hetojnë atentatin. Me mbërritjen e tij në Rusi, Navalny u arrestua dhe u dënua me burg sepse ai shkeli dënimin e mëparshëm me kusht duke shkuar në Berlin. Një respekt të madh për Islamin ka pasur edhe shkrimtari më i madh i Rusisë por edhe ndrër më të mëdhenjtë e botës, Leon Nikolajeviq Tosltoi.